Më 12.03.2020, Qеndra për Dialog Nansen Shkup nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Trupin koordinues për përgaditjen dhe monitorimin e zbatimit të Strategjisë kombëtare për zhvillimin e Konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm 2020-2022, pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore.
Ky hap afatgjatë do të ketë ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv në sensibilizimin e stafit edukativo-arsimor në shtet për aspektet dhe dimensionet e shumta të arsimit interkulturor.
Qendra për Dialog Nansen Shkup do të ofrojë trajnime me përmbajtje të pasura dhe interaktive për 180 arsimtarë nga arsimi fillor dhe i mesëm, të cilët do të japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e konceptit dhe etikës për arsimin interkulturor, si një nga prioritetet kryesore të shoqërisë sonë.