Nga 6-8 mars 2012, QDN Shkup e përfaqësuar nga Projekt Menaxheri Veton Zekolli mori pjesë në konferencën inaugurale për arsimim të integruar dhe edukim paqësor, Rrjeti global për praktikë dhe humumtim e organizuar nga Këshilli për Arsimim të Integruar i Irlandës Veriore.

Konferenca bashkoi një rrjetë ndërkombëtare të akademikëve, organizatave joqeveritare dhe punonjës në fushën e arsimimit të integruar. Përfaqësues nga Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kroacia dhe Qiproja diskutuan sfidat dhe eksperiencën e tyre gjatë zhvillimit të arsimimit të integruar në vendin e tyre.

Qëllimi i përgjithshëm i konferencës ishte që të shkëmbehen nismat ndërkombëtare për arsimim të integruar si pjesë e përpjekjeve për paqe dhe kohezion. Sipas agjendës, sesionet e ditës së parë ishin të dedikuara për prezentimet e sfidave gjatë vendosjes së inicijativave për arsimim të integruar në shoqëri të ndara.
Veton Zekolli përfaqësoi QDN Shkup me një prezantim i cili ilustroi perspektivat, sfidat dhe eksperiencat e organizatës në pëpjekjet për zhvillimin dhe vendosjen e arsimimit të integruar në Maqedoni.

Gjatë ditës së dytë të konferencës, pjesëmarësit vizituan shkollat e integruara në Belfast dhe atrakcionet turistike. Një nga shkollat e vizituara ishte dhe shkolla e parë e integruar Lagan College në Belfast ku pjesëmarësit kishin mundësinë të mësojnë më shumë rreth traditës dhe proçesit të zhvillimit të këtij institucionit arsimor. Dita e fundit e konferencës ishte e dedikuar për hulumtimin e idejave dhe mundësisë për krijimin e një rrjeti ndërkombëtar për praktikë dhe humumtim në fushën e arsimimit të integruar e cila do të ofrojë përkrahje për nismat e shoqërive të ndryshme të cilat planifikojnë inicijativa të arsimit të integuar. Si shtesë, të gjitha eksperiencat dhe perspektivat të prezantuara në konferencë do të jenë të publikuara në libër të përbashkët i cili do të publikohet në të ardhmen.

D-r. Kleri Mekglin nga Universiteti Queens tha që ky enveniment është një rast i mirë për të bashkuar pionerët në fushën e arsimit të integruar në shoqëri të ndara për të ndarë eksperincën dhe njohuritë e tyre.

“Të përfitosh njohuri për të tjerët të cilët përballohen me probleme të ngjashme, ju ofron perspektivë- dhe më shumë- dituri rreth problemeve dhe zgjedhjeve”- tha D-r Zvi Bekerman, profesor në Universitetin Hebrej në Jerusalem.