Më 11 mars 2017 QDN Shkup u nderua me çmimin e njohjes nga Këshilli i Irlandës së Veriut për arsimim të integruar (NICIE), që u dhurua nga Paula Mcllwaine. Çmimi u prezantua gjatë Konferencës Ndërkombëtare për arsimim të integruar dhe interkulturor që u organizua nga QDN Shkup.

Është kënaqësi që në emër të nga Këshilli i Irlandës së Veriut për arsimim të integruar të jap këtë çmim për QDN Shkup. Ne jemi  jashtëzakonisht të impresionuar nga profesionalizmi dhe përkushtimi i tërë stafit të QDN Shkup, prandaj prezantojmë këtë çmim për të gjithë stafin e QDN Shkup për përkushtimin e tyre ndaj zhvillimit  të arsimimit të integruar dhe interkulturor “- theksoi zonja Paula Mcllwaine.

Çmimi u pranua nga Drejtori Ekzekutiv i QDN Shkup, z. Sasho Stojkovski, i cili shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e frytshëm dhe mbështetjen e ofruar nga nga Këshilli i Irlandës së Veriut për arsimim të integruar në sferën e arsimit të integruar dhe interkulturor, veçanërisht mbështetjen për zhvillimin profesional të Qendrës për trajnim për arsimim të integruar të QDN Shkup.

QDN Shkup dhe NICIE kanë ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera të partneritetit me qëllim të shkëmbimit të ekspertizës dhe eksperiencës në fushën e arsimit të integruar. Memorandumi zyrtar i bashkëpunimit ndërmjet QDN Shkup dhe NICIE u nënshkrua në vitin 2013.