Më 25 tetor, 2013, QDN Shkup organizoi mbledhjen vjetore me Bordin drejtues i cili u realizua në Qendrën për dialog Nansen Shkup.

Në mbledhjen morën pjesë: Steinar Bryn, anëtarët e Bordit drejtues të QDN Shkup: Bente Knagenhjelm, Ingrid Vik dhe Naziktere Sulejmani si dhe përfaqësuesit e QDN Shkup: Sasho Stojkovski, Veton Zekolli, Biljana Krsteska- Papiq dhe Mirlinda Alemdar.

Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit e QDN Shkup i prezantuan aktivitetet për vitin 2013 përmes departamenteve të ndryshme të organizatës.  Statusi dhe zhvillimi i QDN Shkup për periudhën tetor 2012-2013 u prezantua përmes pesë prezantimeve të përgatitura nga ana e ekipit të QDN Shkup.