Më 29 shtator 2017, QDN Shkup organizoi takimin të Bordeve drejtuese të QDN Shkup dhe Fondacionit arsim të integruar. Në takim morën pjesë Elizabeta Zijlstra Jovanovska – Kryetare e Bordit Nansen, Bente Knagenhjelm – Qendra Nansen për Paqe dhe Dialog, Oslo, Norvegji, Noreen Campbell – ish. Drejtoresha e NICE,  Zvi Bekerman – Shkolla e Arsimit, Qendra Melton, Universiteti Hebraik, Jeruzalem, Simone Filippini – Drejtoreshë e Institutit Holandez për Demokraci, Ervan Fouere – ish ambasador në Delegacionin e UE në Shkup, Steinar Bryn – Themeluesi i rrjetit të dialogut Nansen, Lillehammer, Norvegji dhe Najxhel Arnold – Drejtor i Shkollës Fillore të Integruar Glengormley, Belfast, Irlandë e Veriut dhe stafi i QDN Shkupit.

Gjatë takimit u realizuan prezantimet e aktiviteteve, arritjeve dhe rezultateve të QDN Shkup nga periudha mars 2016 deri kohët e fundit. Puna e QDN Shkup u prezantua para anëtarëve të Bordit nga Sasho Stojkovski – Drejtor Ekzekutiv i QDN Shkup, Biljana Krsteska Papic- Drejtuese e Qendrës së Trajnimit dhe Veton Zekolli, Menaxher i Projektit të QDN Shkup. Pas prezantimeve, anëtarët e Bordeve drejtuese diskutuan për aktivitetet e ardhshme dhe objektivat strategjike të QDN Shkup dhe Fondacionit për arsim të integruar.