Në periudhën shtator-tetor 2017, si pjesë e zbatimit praktik të fushës së katërt tematike të Konceptit për arsim interkulturor, “Ambienti (Etosi) në institucionet arsimore” QDN Shkup ka përfunduar procesin e rinovimit në 9 klasa dhe 1 korridor në shkollën fillore “Liria” në Tetovë. Përveç kësaj, QDN Shkup siguroi materiale didaktike, orendi shkollore dhe pajisje informatike për të gjitha klasat.

Ambienti i ri në shkollë do të motivojë mësuesit, nxënësit dhe prindërit e tyre, për të mbështetur dhe përmirësuar cilësinë e procesit të rregullt mësimor. Klasat Nansen njihen për shkak të “mjedisit të gjallë”, në thelb, modeli Nansen për arsim interkulturor parashikon që nxënësit të mësojnë në klasa adekuate dhe të pajisura mirë si dhe në mjedis miqësor për fëmijët.