Në 24 tetot 2011 gjatë një ceremonie solemne në Hag, Holandë, Qendrës për Dialog Nansen Shkup, zyrtarisht iu nda çmimi Maks van der Shtul për vitin 2011. Çmimi u prezantua na ana e Ministrit të punëve të jashtme të Holandës- Uri Rozental, ndërsa e pranuan Sasho Stojkovski- drejtori ekzekutiv i QDN Shkup dhe Veton Zekolli- menaxhues i projektit në QDN Shkup. Në solemnitetit e e ndarjes së çmimit ishin prezent një numër i madh i përfaqësuesve të korit diplomatik në Hag, përfaqësues të lartë të institucioneve Holandeze dhe anëtarë të familjes të Maks van der Shtulit (Max van der Stoel). Në këtë enveniment fjalime dhe deklarata për media kishin Komesari i lartë për pakica kombëtare- Knut Volebek, Ministri i punëve të jashtme- Uri Rozental, Drejtori ekzekutiv i QDN Shkup- Sasho Stojkovski, përfaqësuesi i përhershëm i Lituanisë në OSBE dhe këshilltari i parë personal i van der Shtulit- Renatas Norkus.

Gjatë solemnitetit u projektua një film i shkurtër dokumentar për punën e Qendrës për Dialog Nansen Shkup e cili u ndoq me një vëmendje të veçantë, ndërsa njëkohësisht u projektua dhe një film dokumentar në kujtim të punës dhe veprës së shtetasit Holandez Maks van der Shtul.


Maks van der Shtul çmimi për vitin 2011- fjalimi i Sasho Stojkovskit gjatë pranimit të çmimit 24-10-11

Galeria me fotografi – Maks van der Shtul çmimi për vitin 2011 24-10-11

Video – Fjalimi përshëndetës nga ana e ET Volebek KLPK

Video- Ministri e ndan çertifikatën e çmimit për Fituesit

Video- fjalimi i Sasho Stojkovskit –Drejtorit të QDN Shkup gjatë pranimit të çmimit


Për informacione më të detajuara dhe informata për shtypin, klikoni këtu. (Anglisht)

Për informacione më të detajuara dhe informata për shtypin, klikoni këtu. (Maqedonisht)

Për informacione më të detajuara dhe informata për shtypin, klikoni këtu. (Shqip)

Për informacione më të detajuara dhe informata për shtypin, klikoni këtu. (Norvegjisht)

For more photos, click here.