Me kënaqësi ju njoftojmë që Qendra për dialog Nansen Shkup është partneri zbatues për Maqedoninë për projektin GEAR (Global Education and Active Response) për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirjen dhe vlerat demokratike në shoqëritë ndërkulturore, projekt I zhvilluar nga OShC GONG nga Kroacia.
Projekti GEAR do të mundësojë përmirësimin e programeve ekzistuese për përfshirjen sociale dhe edukimin qytetar/ndërkulturor në bashkëpunim mes shkollave të mesme dhe organizatave të shoqërisë civile. Disa programe kanë një traditë të gjatë të zbatimit në nivel kombëtar në vende të caktuara, por ato gjithashtu do të avancohen dhe përmirësohen në nivel transnacional sipas kërkesave dhe nevojave aktuale. Projekti do të mundësojë shkëmbimin ndërkombëtar të praktikave ekzistuese të suksesshme mes partnerëve dhe mësimdhënësve nga vendet e ndryshme. Aktivitetet do të përfshijnë të rinjtë, mësimdhënësit dhe edukatorët/trajnerët nga organizatat e shoqërisë civile.
Qëllimi i projektit GEAR është të kontribuojë ndaj mirëkuptimit ndërkulturor përmes bashkëpunimit mes organizatave të shoqërisë civile dhe sistemit formal të arsimit, mësmdhënësve dhe nxënësve dhe të inkurajojë shkëmbimin, avancimin dhe përmirësimin e praktikave pozitive ekzistuese në edukimin global, qytetar dhe ndërkulturor midis shkollave në nivel lokal, kombëtar dhe transnacional. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është promovimi i vlerave demokratike, të drejtave themelore, mirëkuptimit ndërkulturor dhe qytetarisë aktive dhe parandalimit të radikalizimit të dhunshëm. Ky projekt financohet nga Programi Erasmus + i Bashkimit Evropian.
Projekti zbatohet në bashkëpunim me 11 partnerë – organizata të shoqërisë civile, mësimdhënës, nxënës dhe shkolla nga pesë vende evropiane: Kroacia, Italia, Spanja, Sllovenia dhe Maqedonia. Qëllimi i këtij projekti është promovimi i vlerave demokratike, të drejtave themelore, mirëkuptimit ndërkulturor dhe qytetarisë aktive dhe parandalimit të radikalizimit të dhunshëm. Organizatat dhe shkollat e përfshira në projekt janë: OshC GONG, Qendra për Dialog Nansen (Kroaci), Mirovni Inštitut (Slloveni), Gruppi di solidarieta Internazionale Italia – GSI Italia (Itali), Fondacioni Arsimor dhe Asistencial Cives (Spanjë) Qendra për dialog Nansen Shkup (Maqedoni), si dhe shkolla e ekonomisë dhe turizmit “Daruvar”, Shkolla Fillore “Sinisha Glavasheviq”, Shkolla Fillore “Dalj” (Kroaci), SHMTK “Gostivar” dhe SHFK “Liria” (Maqedoni).