Më 18 maj 2017, pjesëmarrësit në trajnimet sub-specialisike për modelin dhe qasjen Nansen morën pjesë në trajnimin e fundit të paraparë në suaza të programit. Ligjërata u realizua nga prof. dr. Suzana Miovska- Spasova nga Instituti i Pedagogjisë, Fakulteti i Filozofisë në temën “Qasjet interkulturore në arsim”. Pas ligjëratës, pjesëmarrësve ju drejtuan këshilltari i ministrit të arsimit dhe shkencës, Safet Neziri dhe drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski të cilët ju uruan pjesëmarrësve për përfundimin e suksesshëm të programit dhe i ndanë certifikatat. Modulet sub-specialisitke janë fokusuar në zhvillimin e vazhdueshëm të shkathtësive dhe zhvillimin profesional për mësimdhënësit të inkuadruar në program.
