Më 27 prill 2017, pjesëmarrësit nga Grupi 1 të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për modelin dhe qasjen Nansen, morën pjesë në modulin e dytë të sub-specializuar të realizuar nga prof. Enver Abdulahi në temën “Arsimimi multikulturor”.

Modulet e trajnimit sub-specialist  janë fokusuar në përmirësimin e vazhdueshëm të aftësive të mësimdhënësve të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin specialist si dhe paraqesin mbështetje për zhvillimin e tyre të mëtejshëm profesional.