Kohezive dhe kreative – këto janë vetëm disa nga tiparet e Qendrës së Trajnimit për Arsim Ndërkulturor pranë Qendrës për Dialog Nansen Shkup (QDN), të themeluar në 2012.

Qendra ka trajnuar mbi 1.000 mësues për të mbajtur mësim duke inkorporuar komponentin ndërkulturor. Tani çdo mësues, pa marrë parasysh se nga është, mund të aplikojë për të marrë pjesë në këtë trajnim për arsimin ndërkulturor dhe për të marrë një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

Trajnimi teorik dhe praktik në Qendër siguron zhvillimin personal dhe profesional të stafit mësimdhënës.

Qendra e trajnimit të QDN-së është qendra e parë e një resursi të tillë në vend dhe rajon. Përmes punës së përkushtuar, profesionale dhe sistematike, ajo zhvillon perspektivën ndërkulturore të sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut. Qendra është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Trupin Koordinues të Strategjisë Kombëtare “Një shoqëri për të gjithë dhe ndërkulturalizmi” dhe Këshillin për Arsimin e Integruar në Irlandën e Veriut.

Trajnimet mbahen nga trajnues vendas dhe ndërkombëtarë me përvojë të gjerë në fushën e arsimit të integruar dhe ndërkulturor. Fakti që 60 përqind e trajnimit është teorik dhe 40 përqind është praktik flet për vet cilësinë e aftësive të fituara.

Në vijim janë dhënë disa statistika të shkurtëra mbi qendrën e trajnimit të QDN: 350 trajnime, 12 instruktorë, 40 grupe pjesëmarrësish, 15 konferenca në një periudhë prej tetë vite ekzistence.

Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, secili mësues merr një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht që i ndihmon mësuesit në zhvillimin e tyre profesional.