(25.11 – 02.12, 2008) Arsimtarët e shkolles dhe prindërit e nxënësve të cilët mësojnë në Shkollen fillore dygjuhësore të integruar në Komunen Jegunovcë, prej 25 Nëntor deri 02 Dhjetor 2008 qëndruan në Norvegji. Qëllimi i vizites ishte që të vizitohen disa shkolla fillore në Norvegji, të këmbehen përvoja për mënyrat e funksionimit të shkollave, vëllimin dhe kualitetin e mësimit dhe programeve mësimore, kushtet në të cilat mbahet mësimi, rolin e prindërve në shkollë me theks të veçant te participimi dhe puna vullnetare.
Grupi pati mundësinë të vizitojë shkollen fillore “Sore All” në Lilehamer dhe të marrë pjesë në një performansë të ekzekutuar prej nxënësve dhe arsimatrëve të tyre. Nga ana e drejtoreshës së shkolles u bë prezentimi i struktures së shkolles dhe shkollimit fillor në Norvegji.

Gjatë qëndrimit në Norvegji u vizitua edhe komuna Ojer (Øyer Kommune) e cila gjëndet rreth 25 km larg Lilehamerit. Grupi e vizitoi shkollen fillore në Ojer dhe nga ana e drejtoreshes dhe zëvendës Kryetarit të Këshillit tyë prindërve të shkolles u bë prezentimi i shkolles dhe roili i prindërve në shkollë. Diten e njejtë grupi pati një pranim zyrtar te Kryetarja e komunes Mari Boterud (Mari Botterud). Pas prezentimit për strukturen dhe mënyren e funksionimit të komunes, anëtarët e grupit paten mundësi të vizitojnë një pjesë të ambienteve të komunes.
Gjatë vizites në Osllo u vizitua edhe shkolla fillore Tojen (TØYEN SKOLE) në të cilen mësojnë rreth 390 nxënës nga 25 bashkësi të ndryshme etnike. Drejtori i shkolles, zëvëndësja e tij dhe një përfaqësues i Agjensionit për zhvillimin e arsimit në Norvegji, para grupit të prindërve dhe arsimtarëve bënë një prezentim të detajuar për strukturen, rregullat dhe parimet, metodologjinë dhe aplikimin e dygjuhësisë në mësim.
Në akademinë Nansen (Nansenskolen) në Lilehamer u mbajten ligjërata nga ana e Prof Inge Eidsvag (Inge Eidsvåg) me temë: “Si të bëhesh arsimtar i mirë dhe roli i arsimtarit në shkollë”. Nga ana e zotri Dag Hareide (Dag Hareide) – Rektor i Akademisë Nansen u mbajten ligjërata me temë “Meditimi si mjet për zgjidhjen e konflikteve “. Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë muzetë Hunderfosen (Hunderfossen) dhe Maihaugen (Maihaugen).