Takimi i NDR u mbajt më 21 nëntor 2012 në Bruksel, Belgjikë. Ky takim ishte vazhdimësi e takimit të mëparshëm i cili u mbajt në 1 qershor 2012 në Beograd, Serbi.Takimi u organizua në mënyrë që të sigurojë një platformë për diskutimin dhe zhvillimin e ideve konkrete për partneritet dhe bashkëpunim mes Nansen Dialog Qendrave.Në takimin ishin prezent: Maria Sommardahl-NCPD, Angel Vidal -Vidal Consulting, Bente Knagenhjelm NCPD, Tatjana Popoviq-NDC Serbi, Ljuljjeta Goranci-Brkiç-NDC Sarajevë, Elvir Xhuliman-NDC Mostarit, Suzana Agotiç-NDC Osijek, Ivana Gajovic-NDC Mali i Zi, Tanja Trajkoviq NDC-Bujanoc, Ance Jovanoska-QDN Shkup dhe Petrit Tahiri-NDC Kosovë (KND).

Të gjithë përfaqësuesit nga zyrat njëzëri u pajtuan që bashkëpunimi i zgjeruar i rrjetit është çelësi për zhvillimin e produkteve dhe financimit të mëtejshëm.Domosdoshmërinë e zhvillimit të produktit duke kërkuar në mënyrë aktive burime të financimit të mëtejshëm u diskutua në aspektin e të pasurit më shumë mundësi për të zhvilluar ide të reja dhe përdorimin e burimeve intelektuale. Kishte disa rezultate nga ky takim lidhur me koncept idetë për aktivitete konkrete të bashkëpunimit ndërmjet qendrave specifike që duhet të zhvillohen në detaje plotësisht. Gajtë takimit u theksua rëndësia e mbajtjes së linjës së vazhdueshme të komunikimit në mënyrë që të mbahet rrjeti plotësisht funksional.