Vlerësimi i jashtëm i Qendrës për dialog Nansen Shkup është organizuar dhe realizuar në tremujorin e fundit të vitit 2019, duke u përqendruar në kriteret: rëndësia, efektiviteti, efikasiteti, ndikimi dhe qëndrueshmëria.
Revizioni i jashtëm, i porositur nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, bëri rishikimin dhe reflektimin e aktiviteteve programore të QDN Shkup në periudhë prej vitit 2008 deri në vitin 2019, duke marrë parasysh të gjitha politikat dhe strategjitë e aplikuara, si dhe dokumentacionin e plotë programor dhe vizitat në teren.
Revizioni i realizuar konfirmoi qartë dhe saktësisht rëndësinë e aktiviteteve programore të QDN Shkup për kontekstin aktual shoqëror, si dhe përputhjen e tyre me prioritetet strategjike të vendit në fushën e arsimit, por edhe për sa i përket kohezionit të dëshiruar shoqëror dhe nevojave të shkollave gjithashtu.
Raporti i vlerësimit është edhe një mbështetje dhe konfirmim i fortë i domosdoshmërisë së të gjitha përpjekjeve të QDN Shkup në ndërtimin e mjedisit interkulturor në institucionet edukativo-arsimore.
https://ndc.mk/wp-content/uploads/2020/03/Ekstrakt-nga-Evaluimi.pdf