Më 21 shkurt, 2015 drejtorët e shkollave të përfshirë në programin për trajnimin e drejtorëve të QDN Shkup, morën pjesë në modul trajnimin e fundit të paraparë në program. Trajnimi u realizua nga z. Jashar Kasami, inspektor i arsimit, i cili ligjëroi për procesin e vlerësimit cilësor në shkollat multietnike.

Drejtorët përfunduan me sukses programin e trajnimit që është strukturuar me qëllim për të prezantuar shkollat multietnike me zhvillimin, konceptin dhe idenë e arsimit të integruar përmes shembujve më pozitiv, përvojave dhe modeleve nga disa sisteme Evropiane edukativo arsimore të cilat përfaqësonin pikënisjen gjatë zhvillimit të modelit Nansen për arsimim të integruar në R. e Maqedonisë.

Drejtorët gjithashtu u nderuan me certifikata për përfundimin e suksesshëm të programit për trajnim. Certifikatat u ndanë nga prof. Zoran Velkovski dhe drejtori ekzekutiv i QDN Shkup z. Sasho Stojkovski.

Qendra për Trajnim e QDN Shkup do të vazhdon me fazën tjetër të programit për drejtorët dhe ekipet e projektit të shkollave multietnike me qëllim të ndërtohen kapacitetet lidhur me disa aplikacione të projektit që do të sillnin përfitime të shumta për shkollat.