Më 5 maj 2015, pjesëmarrësit e grupit 10 morën pjesë në modulet praktike nga niveli bazik i trajnimit për arsimim të integruar. Modulet praktike u organizuan në SHF “Goce Dellçev” në Gostivar, ndërsa aktiviteti i integruar jashtëmësimor u realizua nga mësimdhënëset Gabriella Merxhanoska dhe Nagihan Snopçe. Moduli praktik përbëhej nga observimi i një aktiviteti të integruar dygjuhësor i implementuar sipas modelit Nansen.

QDN Mostar në bashkëpunim me QDN Shkup implementojnë projektin “Trajnimi i mësimdhënësve për arsimim të integruar” i cili inkuadron 18 mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave në programin për ngritjen e kapaciteteve me qëllim të promovimit të arsimimit të integruar në kantonin Hercegovina- Neretva. Projekti është financiarisht i përkrahur nga Ambasada e mbretërisë Norvegjeze në Bosnje dhe Hercegovinë.