Në periudhën tetor-nëntor 2015, QDN Shkup së bashku me mësimdhënësit e inkuadruar në projektin realizuan një sërë aktivitetesh në suaza të Programit për bashkëpunim me prindërit e nxënësve të inkuadruar në projektin modeli Nansen për arsimim të integruar në SHF “Goce Dellçev” Gostivar dhe SHF “Liria” Tetovë.  Aktivitetet u koordinuan nga përfaqësuesit e QDN Shkup të cilat janë përgjegjës për Programin për bashkëpunim me prindërit, znj. Biljana Markoviq dhe znj. Besarta Adili- Ukiçi. Aktivitetet në suaza të programit për bashkëpunim me prindërit u organizuan dhe realizuan nga mësimdhënësit të cilët i implementojnë aktivitetet e integruara jashtëmësimore në SHF “Goce Dellçev” në Gostivar: znj. Aneta Kazioska, znj. Mirushe Xhaferi, znj. Gabriela Merxhanoska, znj. Nagihan Snopçe, znj. Jasmina Efremoska, znj. Luljeta Aziri, znj. Sevim Sulo dhe znj. Todorka Krajçeska, ndërsa në SHF “Liria” në Tetovë: znj. Vesna Danajloska, znj. Florina Skenderi, znj. Radica Acevska dhe znj. Mirsada Idrizi.

Qëllimet kryesore të programit janë:

  • Avansimi i bashkëpunimit dhe mirëbesimi i prindërve ndaj shkollës dhe ekipit të arsimtarëve;
  • Promovimi i rolit aktiv të prindërve për idejimin, zbatimin dhe evaluimin si të aktiviteteve mësimore ashtu edhe të atyre jashtëmësimore;
  • Përforcimi i raporteve të bashkëpunimit në mes të prindërve me prejardhje të ndryshme etnike, fetare dhe kulturore;
  • Thellimi i shkathtësive jetësore te prindërit si dhe formimi i shprehive te ata për vetëarsimim të vazhdueshëm;
  • Nxitja e vetëbesimit tek prindërit si dhe të raportit pozitiv ndaj bashkësisë.

Programi për bashkëpunim me prindërit është një komponentë e rëndësishme e modelit Nansen për arsimim të integruar dhe do të vazhdojë të realizohet gjatë tërë vitit shkollor për shkak të interesit të madh të shprehur nga ana e prindërve të nxënësve të inkuadruar në projekt.