Më 22 Nëntor, 2013, mësimdhënësit e kyqur në projektin modeli Nansen për arsimim të integruar pranë shkollës fillore “Marshall Tito” në Strumicë, Daniela Miteva, Ljubinka Cvetanova dhe Mejdin Usinov organizuan një punëtori edukative për prindërit e nxënësve.

Prindërit e nxënësve turq dhe maqedonas së bashku me një interes të madh morën pjesë në punëtorinë edukative. Tema e punëtorisë ishte “Frika tek fëmijët” dhe është në suaza të Programit vjetor për bashkëpunim me prindër i hartuar nga QDN Shkup.