Gjatë muajit janar 2019, mësimdhënësit Shpëtime Daci dhe Biljana Minovska, së bashku me nxënësit e klasës së pestë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Reciklimi” nga Sekcioni Shprehje dhe krijimtari kreative i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.
Nxënësit shfrytëzuan materiale nga qelqi si kavanoza, ambalazhe produktesh etj. dhe me to krijuan punime të ndryshme.
Qëllimet e këtij aktiviteti janë: mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit si dhe aftësimi i nxënësve për bashkëpunim konstruktiv në tandem dhe ekipor gjatë realizimit të detyrave projektuese.