Gjatë muajit dhjetor 2018, mësimdhënësit Sead Ibraimoski dhe Zhaneta Dovolani, së bashku me nxënësit e klasës së pestë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Reciklimi” nga Sekcioni Shprehje dhe krijimtari kreative i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit shfrytëzuan letra nga ambalazhe produktesh, gazeta dhe revista të vjetra për të krijuar punime me forma të ndryshme. Ata gjithashtu krijuan edhe zbukurime të ndryshme të Vitit të ri, me të cilat e zbukuruan klasën.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit si dhe aftësimi i nxënësve për bashkëpunim konstruktiv në tandem dhe ekipor gjatë realizimit të detyrave projektuese.