Më 15 tetor 2017, tandemi i mësimdhënësve i përbërë nga Munever Elmazi dhe Aleksandra Ognjanovska nga SHFK “Goce Dellçev” në Gostivar realizuan aktivitete ndërkulturore sipas sekcionit Shprehje dhe krijimtari kreative nga programi i modelit Nansen. Temat e realizuara me nxënësit ishin riciklimi i plastikës, letrës, qelqit dhe tekstilit. Nxënësit bënë dekorime nga materialet e ricikluara (vazo, kutia për lapsa, fllomasterë).