Gjatë muajit nëntor 2018, mësimdhënësit Shpëtime Daci dhe Biljana Minovska, së bashku me nxënësit e klasës së pestë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Riciklimi” nga Sekcioni Shprehje dhe krijimtari kreative i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit punime të ndryshme duke shfrytëzuar materiale nga plastika. Me anë të këtyre aktiviteteve nxënësit njëkohësisht shoqërohen, kënaqen dhe riciklojnë.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit si dhe aftësimi i nxënësve për bashkëpunim konstruktiv në tandem dhe ekipor gjatë realizimit të detyrave projektuese.