Në 13 shkurt, 2018 profesorët Klaudija Guxhevska dhe Visar Sopaj realizuan aktivitetin interkulturor në temën “Riciklimi”. Qëllimet e aktivitetit ishin: thellimi i njohurive të nxënësve për mbrojtjen e mjedisit; edukimi i nxënësve për mënyrën dhe përfitimet nga riciklimi; nxitja e potencialit krijues të nxënësve; zhvillimi i bashkëpunimit reciprok dhe respektit për të tjerët.
Gjatë aktivitetit, nxënësit e shprehnin kreativitetin e tyre me anë të punimeve nga materialet e ricikluara.