Gjatë muajit dhjetor 2018 mësimdhënësit Zana Amedovska Selimoska dhe Sashka Dellova me nxënësit e klasës së shtatë dhe të tetë realizuan aktivitete të përbashkëta nga Eko sekcioni, Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Me anë të këtyre aktiviteteve nxënësit njëkohësisht shoqërohen, kënaqen dhe riciklojnë. Duke shfrytëzuar materiale si plastika, qelqi dhe letra ata krijuan zbukurime të Vitit të ri dhe një ekspozitë nga llojet e ndryshme të mbeturinave për të treguar kuptimin e nocionit të ekologjisë.

Qëllimet e aktiviteteve janë mbështetja e bashkëpunimit në grup dhe tandem gjatë organizimit të detyrave projektuese nga ekologjia, mbështetja e vetëdijes dhe ndërgjegjes ekologjike te nxënësit si parakusht për sjellje të përgjegjshme në mjedisin e drejtpërdrejtë dhe pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me nocione të reja nga fusha e ekologjisë në të dy gjuhët.