Në periudhën prej 15-17 Prill 2011 u realizua seminari tre-ditor me temë “Komponenta e lojës në aktivitetet jashtëmësimore”. Seminarin e hapi përfaqësues nga SIOFA z-sha Hajrije Elezi. Gjatë seminarit arsimatret dhe profesorët të inkuadruar në realizimin e aktiviteteve të integruara dygjuhësore kishin rast të dëgjojnë ligjeratat e prof. An Keleher dhe Keli Rajan nga Pacific Lutheran University, prof. Stajner Brin drejtori i Nansen rrejtit për Ballkan, Suzana Agotiç përfaqësuese nga QDN Osjek, zëvendës drejtoresha e Byrosë për Zhvillim të Arsimit.

Nëpërmjet detyrave të shumëllojshme praktike, pjesëmarrësit kishin rast ti pasurojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në aplikimin të lojës si metodë bartëse e implementimit të aktiviteteve në grupe të përziera etnike.