Më 16 dhe 23 shkurt 2018 mësimdhënëset Bahrije Ibraimi dhe Gjurgjica Marinova organizuan një sfilatë mode së bashku me nxënësit në suaza të aktiviteteve jashtëmësimore interkulturore. Nxënësit argëtoheshin gjatë simulimit të sfilatës së modës. Aktivitetet interkulturore sigurojnë hapësirë që nxënësit të shprehin kreativitetin e tyre dhe të bashkëpunojnë me moshatarët.