(17.05, 2009) Më 17 Maj 2009 NDC Shkup, në bashkëpunim me Kryetarin e Komunes Jegunovce, në Shkollen fillore dygjuhësore të integruar, për herë të parë u shënua 17 Maji – Dita e konstituimit të Mbretërisë së Norvegjisë . Në këtë manifestim morën pjesë: zotëri Baskar Herman, përfaqësues I ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Shkup, zonja Bente Knagenhelm, përfaqësuese e menxhmentit të rrjetës Nansen si dhe një numër I madh I prindërve, politikanëve local, arsimtarë e drejtorë të Shkollave fillore qëndrore të Komunës së Jegunovces. Me këtë rast me një shfaqje u paraqit Shoqëria kulturore artistike e shkollës fillore nga f. Zhilqe si dhe fituesja e festivalit të fëmijëve Ylberi – Shahe Shaqiri.
