(18.10.2010) Më 18.11.2010, me rastin e festes fetare të Bajramit të Kurbanit, nxënësit e klasës së dytë dhe të tretë ishin në vizitë në familjet Ademi dhe Rexhepi. Vizitat e realizuara ishin në funksion të njohjes së nxënësve me veçoritë dhe zakonet tipike për festimin e kësaj feste. Këto vizita u përshkuan nga një atmosferë e këndshme festive familjare si dhe nga mundësia për shoqërim të ndërsjellë të të gjithë nxënësve.