Më 20 mars, 2013, përfaqësues nga ekipi për edukim pranë QDN Shkup, morën pjesë në shënimin e festës tradicionale Trimeri në Strumicë e cila shënon ditën e tretë të karnevalit të famshëm të Strumicës. Aktivitetet e integruara jashtëmësimore të cilat janë pjesë e projektit- modeli Nansen për arsimim të integruar u organizan dhe implementuan në frymën e festës. Tema e aktivitetet jashtëmësimor ishte “Nga tryezat e gjysheve tona”. Gjatë aktivitetit, nxënësit, arsimtarët dhe përfaqësuesit e komunës kishin rastin të degustojnë reçetat e ndyshme tradicionale si dhe të përcjellin performancën e shkurtër të organizuar nga ana e nxënësve.