Gjatë tetorit 2018, mësimdhënësit Merita Ismajlovska dhe Valentina Bosilkovska me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore Shenjat e komunikacionit nga Sekcioni i Komunikacionit i Programit për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Gjatë këtyre aktiviteteve, nxënësit patën mundësinë që nëpërmjet lojërave të ndryshme të shtjellojnë temën: Shenjat për informim, paralajmërim, rrezik dhe të mësojnë më shumë për shenjat e komunikacionit dhe kuptimin e tyre.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë që t’u mundësohet nxënësve të njohin në mënyrë të pavarur rëndësinë e shenjave të komunikacionit, zhvillimi i qëndrimit të përgjegjshëm dhe shprehisë për respektimin e shenjave të vendosura të komunikacionit, njoftimi i nxënësve me bazat e shkrim-leximit simbolik, thellimi i marrëdhënieve konstruktive bashkëpunuese midis nxënësve nga komunitete të ndryshme etnike, si dhe zhvillimi i të menduarit logjik, fleksibël, divergjent dhe kritik tek nxënësit.