Më 17 dhjetor 2014, QDN Shkup zyrtarisht shënoi fillimin e projektit modeli Nansen për arsimim të integruar në SHF “Ali Bektashi” dhe SHF “Vuk Stefannoviç- Karaxhiç” në komunën e Bujanocit. Fillimi solemn u shënua në prezencën e kryetarit të komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi, themeluesit të NDR z. Steinar Bryn, drejtorit ekzekutiv të QDN Shkup  z. Sasho Stojkovski, stafit të QDN Shkup si dhe drejtoritë e shkollave, prindërve dhe nxënësve.

Projekti modeli Nansen për arsimim të integruar në komunën e Bujanocit do të përfshijë 50 nxënës (serbë dhe shqiptar) në fazën fillestare. Mësimdhënësit të cilët do të punojnë me nxënësit sipas programeve vjetore për arsimim të integruar janë fitues të bursave për ndjekjen e trajnimeve për arsimim të integruar në suaza të Qendrës për trajnim të QDN Shkup me qëllim që ti përforcojnë shkathtësitë dhe kompetencat e nevojshme për të punuar në grupe të përziera etnike. Projekti do të implementohet me përkrahje financiare të komunës së Bujanocit.