Më 30 prill, 2013 ekipi i QDN Shkup mori pjesë në festimin e patronatit të shkollës fillore “Goce Dellçev” në komunën Konçe, ku njëkohësisht u shënua fillimi i projektit modeli Nansen për arsimim të integruar në suaza të shkollës. Pjesëmarrësve të pranishëm- përfaqësues të komunës, arsimtarë, prindër dhe nxënës, iu drejtuan drejtori egzekutiv i QDN Shkup z. Sasho Stojkovski dhe drejtori i shkollës z. Gorjan Trajkov. Në projektin do të jenë të kyqur nxënësit nga klasa e parë gjer në të pestën, prindërit dhe arsimtarët nga komuniteti Maqedonas dhe Turk, përmes tre programeve kyçe:

  • Programe vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore për nxënësit
  • Trajnime bazike dhe të avancuara për arsimtarët, dhe
  • Programe vjetore për bashkëpunim me prindër.

Marrëveshja për bashkëpunim mes QDN Shkup dhe komunës Konçe u nënshkrua më 3 tetor, 2012 për të inkuadruar projektin modeli Nansen për arsimim të integruar në shkollën fillore “Goce Dellçev”.