Gjatë javës së fundit të muajit dhjetor, të vitit 2013,Qendra për dialog Nansen Shkup organizoi aktivitete dhe evenimente zbavitëse për nxënësit dhe kuadrot arsimore të inkuadruar në projektin. U organizuan shfaqje me kukulla, performanca me magjistar dhe u ndanë dhurata modeste. Kjo ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për të shënuar mbarimin e vitit 2013 si dhe përfundimin e gjysmë vjetorit të parë në shkollat të cilat e implementojnë modelin Nansen për arsimim të integruar. Aktivitetet u realizuan me këtë orar:

24 dhjetor- shkolla fillore “Shemshovë” (Fridtjof Nansen)- Preljubishtë, komuna e Jegunovcit, shkolla e mesme profesionale “Mosha Pijade”- Preljubishtë dhe shkolla fillore “Rajko Zhinzifov”/ “Ismail Qemali”- komuna Çair, Shkup.

25 dhjetor- shkolla fillore “Goce Delçev”- komuna Konçe dhe shkolla fillore “Marshal Tito”- Strumicë.

26 dhjetor- shkolla fillore “Slavço Stojmenski”- komuna Vinicë.