Qendra për Dialog Nansen Shkup përmes projektit Modeli Nansen për arsimim të integruar mer pjesë në shënimin e javës ndërkombëtare të arsimimit të integruar për vitin 2013. Në ditën e parë të shënimit të javës më 4 mars, 2013 aktivitete u realizuan në shkollën e parë të integruar në Maqedoni, në Preljubishtë- komuna e Jegunovcit. Tema e aktiviteteit për shënimin e javës ndërkombëtare të arsimit të integruar ishte “Reçetat e gjysheve tona” për gjatë cilës nxënësit kishin mundësi ti provojnë specialitetet e përgaditura nga gjyshet e tyre dhe të jenë dëshmitarë të ngjashmësrive të shumta mes kuzhinës tradicionale maqedonase dhe shqipëtare. Aktiviteti u realizua gjatë aktiviteteve të integruara jashtëmësimore në suaza të projektit modeli Nansen për arsimim të integruar.