Më 1 prill, 2013 shkolla e parë e integruar fillore “Fridtjof Nansen” (Sehmshovë), e organizoi kremtimin e ditës së shakasë në të cilën përpos nxënësve të inkuadruar në projektin modeli Nansen për arsimim të integruar, morën pjesë dhe nxënës nga shkollat fillore të rrethinës. Mbi 100 nxënës së bashku me arsimtaret e tyre morën pjesë në ahengun, gjatë së cilit i paraqitën maskat e tyre kreative.

Në këtë rast mori pjesë dhe prefekti i komunës së Jegunovcit- Toni Koceski i cili ju drejtua nxënësve dhe arsimtarëve të pranishëm dhe njëherit i përuroi për organizimin e suksseshëm të këtij envenimenti. Gjatë këtij rasti, ekipi i QDN Shkup ju dhuroi dhurata simbolike shkollave të cilat morën pjesë në defilenë e një prillit e cila për herë të parë organizohet në shkollën e parë të integruar fillore në f. Preljubishtë, komuna e Jegunovcit.