(08.03.2011) Me rastin e festës ndërkombëtare 8 Marsin, nxënësit nga dy gjeneratat me anë të lojës dhe këngës e shprehën dashurinë e tyrë të sinqertë dhe urimet më të mira për të gjitha nënat, gjyshet, mësueset dhe gratë. Shfaqja “Për nënën” i bashkoi të gjithë nxënësit, të cilët nënave të tyre ju dhuruan vjersha, këngë dhe dramatizime të pasuruara me lule shumëngjyrëshe të punuara me dorë. Kjo ditë ishte një rast i mirë për shoqërim të mysafirëve, arsimtarëve përgjegjës dhe ekipit të NDC Shkup.
