Më 28 maj 2014, nxënësit nga shkolla e parë e integruar fillore “Fridtjof Nansen”/ “Shemshovë” së bashku me arsimtaret dhe ekipin e QDN Shkup realizuan shfaqen përfundimtare me titull “Udhëtoj me muzikë nëpër kohë dhe hapësirë” e organizuar me qëllim të shënimit të suksesit të vitit shkollor të pasuruar me aktivitete të integruara jashtëmësimore. Në shfaqen ishin prezent prindërit dhe familjet e nxënësve të cilët pas përfundimit të shfaqjes kishin rastin për shoqërim të përbashkët në koktejin e organizuar në oborrin shkollor.