(02.12.2010) Me datën 02.12.2010, SHFID dhe SHMID e vizituan 40 studentë të cilët i vijojnë studimet e tyre në vitin e tretë pranë fakultetit Pedagogjik në Shtip dhe Tetovë, të cilët sëbashku me profesorët e tyre përgjegjës, si dhe ambasadoren e OSCE z-nja Natali Drozd, përfaqësuesit e OSCE: E. Simonovksa-Janaçkovska dhe J.Shustereder dhe të punësuarit në organizatat joqeveritare lokale: Sreken zhivot dhe Aurora ishin prezent në prezentimin e modelit të arsimit të integruar dygjuhësor në R.M.

Mysafir në prezentimin ishin edhe drejtori i SHF „Goce Dellçev“- Shtip, dhe Z.Surev nga ZPR-Shtip, të cilët ishin të interesuar për informim më të detajuar për metodologjinë e punës në SHFID.

Qëndrimi në SHFID dhe SHMID ishte një mundësi e shkëqyeshme për promovimin e specifikave dhe  përfitimeve nga proekti para gjeneratave të ardhshëm të pedagogëve dhe arsimtarëve të grupit klasor.

Më datën 10.12.2010, SHFID dhe SHMID e vizituan studentë nga viti i tretë dhe i katërt studimor pranë Fakulteti Filozofik (Instituti i Pedagogjisë dhe Instituti për punë dhe politikë sociale) dhe Fakulteti Pedagogjik në Shkup.

Studentët sëbashku me përfaqësuesti edhe OSCE, OJQ Sumnal, OJQ Otvorena porta, OJQ Aurora dhe OJQ Sreken zhivot kishin mundësi të njoftohen me përfitimet nga modeli i arsimitn të integruar dygjuhësor, si dhe ti vizitojnë dy objektet në f. Preljubishtë ku edhe zhvillohet ky model i mësimit.