Në periudhën prej 12 deri më 15 mars 2021, mbahet një e ashtuquajtur shkollë virtuale ekspertësh e përqendruar në Shared society (Shoqëri e përbashkët), në të cilën janë të përfshirë ekspertë dhe praktikues të përkushtuar nga Izraeli, Irlanda Veriore, Belgjika, Norvegjia, Gjermania, Republika e Maqedonisë së Veriut  dhe Kosova.

Të gjitha ngjarjet e planifikuara janë organizuar në mënyrë që të hedhin dritë mbi temën komplekse: Kohezioni dhe polarizimi social.

Dita e parë e punës u hap me fjalimin e z. Robert Allagjozovski, Koordinator kombëtar për interkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërsektorial, i cili paraqiti rolin dhe rëndësinë afatgjate të Strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm.

Diskutimi i pasur dhe i frytshëm i inkurajuar pas prezantimit të përvojave dhe sfidave të vendit tonë, paralajmëroi edhe një shkollë virtuale ekspertësh tjetër jashtëzakonisht të rëndësishme dhe produktive.