Në bazë të kritereve të përcaktuara për selektimin e shkollave të cilat do të zbatojnë Konceptin e arsimit interkulturor në periudhë prej dy viteve shkollore: 2017/18 dhe 2018/19 SHM “Vëllezërit Milladinovci” Shkup është një ndër shkollat e zgjidhura për zbatimin e Konceptit për arsim interktulturor.

Qëllimi i projektit është zbatimi praktik i “Konceptit për arsim interkulturor” në model-shkolla, përkatësisht zbatimi i fushave tematike me numër rendor 2, 3, 4 dhe 5

  1. Kompetencat e kuadrove edukativo- arsimore për arsim interkulturor;
  2. Aktivitete jashtëmësimore;
  3. Ambienti në institucionet edukativo- arsimore;
  4. Raportet e institucioneve edukativo- arsimore me komunitetin e gjërë.

Projekti është financiarisht i përkrahur nga Ministria e punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë dhe Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë.