Gjatë muajit tetor 2017, tandemi i mësimdhënësve i përbërë nga Jasmina Efrimoska dhe Luljeta Aziri nga SHFK “Goce Dellçev” në Gostivar realizuan aktivitete ndërkulturore sipas eko-sekcionit nga programi i modelit Nansen. Temat e realizuara me nxënësit ishin riciklimi i plastikës dhe letrës. Nxënësit bënë dekorime të mrekullueshme për klasë nga materialet e ricikluara.