Më 21 shkurt 2018 mësimdhënëset Violeta Parevska dhe Luljeta Qerimi zbatuan aktivitetin interkulturor “Shtëpiza për zogj” si pjesë e temës mujore “Acar, acar”. Nxënësit me shumë kënaqësi ndërtonin shtëpizën ndërsa bashkëpunonin dhe ndihmonin njëri-tjetrin. Përveç promovimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, ndihmës dhe shoqërimit ndërmjet nxënësve, qëllimi i aktivitetit ishte që të inkurajojë nxënësit që të kujdesen për natyrën dhe zogjtë.