(21.04, 2009) Më datë 21.04.2009, diten e tretë të Pashkëve, festa e krishterëve, nxënësit dhe arsimtarët e Shkollës së integruar “Fridtjof Nansen” ishin në vizitë të familjes Misajllovski në fshatin Ratae, komuna Jegunovcë.
Qëllimi i vizitës ishte që nxënësit e SHFDGJI të njohtohen me zakonet tradicionale të Pashkëve dhe frazat që përdoren gjatë urimeve të festës së Pashkëve.
Për pritjen e ngrohtë të nxënësve dhe arsimtareve në shtëpinë e tyre u kujdesen Jovica dhe Radmilla Misajllovski – prindërit e Angela Misajlovska, nxënëse në SHFDGJI.
Për nxënsit kjo ishte përvoja e parë e këtij lloji ndërsa vizita tjetër është planifikuar për Bajram, festen e muslimanëve kur nxënësit do të vizitojnë familjen e një nxënësi nga fshati Shemshovë, komuna Jegunovcë.
