Gjatë muajit janar dhe shkurt, mësueset Ruhije Sali dhe Biljana Narashanova realizuan aktivitetin ditor “Strehimi dhe ushqimi i zogjve”në kuadër të temës mujore “Kujdesi për zogjtë” nga Eko sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore për klasën e pestë.

Realizimi i aktivitetit filloi me lojën hyrëse Portret. Nxënësit së bashku krijuan shtëpiza për zogj duke përdorur shishe plastike. Shtëpizat e zogjve i mbushën me ushqim për zogj dhe i varën në pemën më të afërt para klasës së tyre.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: nxitja e një qëndrimi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm ndaj jetës së kafshëve, inkurajimi i  bashkëpunimit midis nxënësve dhe mësuesve nga të dy grupet, inkurajimi dhe mbështetja e një klime pozitive socio-emocionale në grup si dhe pasurimi i fjalorit  me fjalë të reja në të dy gjuhët.