Më 15 prill 2015, QDN Shkup ishte nikoqir i një grupit të profesorëve dhe studentëve nga Universiteti Groningen në Holandë. Studentët dhe profesorët ndoqën prezantimet përgatitura nga Sasho Stojkovski, drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Veton Zekolli, projekt menaxheri i QDN Shkup dhe Mirlinda Alemdar, koordinatore për marrëdhënie me opinionin.

Vizitorët kishin rastin të mësojnë më shumë për historinë e QDN Shkup, programin për dialog dhe pajtim, modelin Nansen për arsimim të integruar si dhe funksionin dhe qëllimet e Qendrës për Trajnim për arsimim të integruar. Përfaqësuesit e QDN Shkup e ndanë eksperiencën e tyre në lidhje me arsimimin e integruar si mjet për dialog dhe parandalim të konflikteve.