Më 27 shtator 2012, përfaqësuesja e QDN Shkup- Mirlinda Alemdar morri pjesë në një takim me Përfaqësuesen e kryesisë së OSBE-së dhe Ministre për Çështjet Evropiane në kuadër të Qeverisë Irlandeze znj. Lucinda Krejghton.Takimi u organizua nga ambasadori i OSBE-së në Shkup z. Ralf Bret. Qëllimi i takimit ishte të shkëmbehen informacione rreth aktiviteteve të cilat janë pjesë e programeve të i OJQ-ve të cilat punojnë në fushën e arsimit, të drejtave të njeriut, lirisë së mediave dhe vlerësimi i tyre të përgjithshëm lidhur me procesin e pranimit të Maqedonisë në Unionin Evropian.

Ky takim ishte tejet i rëndësishëm për shkëmbimin e informacioneve dhe për të dëgjuar pikëpamjet e OJQ-ve për shkak të faktit se më 1 janar 2013 Irlanda do të ndërmarrë Presidencën 6-mujore të Këshillit të Evropës për të shtatën herë që do të përkojë me përvjetorin e 40-e anëtarësimit të Irlandës në BE.