Më 30 tetor 2014 drejtori ekzekutiv i QDN Shkup z. Sasho Stojkovski u takua me përfaqësuesit e Shoqatës Pikolo Fiore nga Italia. Përfaqësuesit kanë kontaktuar zyrën е QDN Shkup, në mënyrë që të eksplorojë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen si dhe për shkëmbimin e eksperiencës ndërmjet dy organizatave, veçanërisht në fushën e programeve arsimore. Shoqata Piccolo Fiore është themeluar në vitin 1984 për të mbështetur organizatën humanitare Domus Leticie. Veprimet e shoqatave janë të drejtuara drejt aktiviteteve që mbështesin solidaritetin shoqëror, kryesisht në fushën e përfshirjes dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar. Shoqata bashkëpunon ngushtë me grupet e tjera dhe organizatat vullnetare në komunitetin lokal dhe është anëtar i Këshillit Social të Vullnetarëve për qytetin e Biella, Itali.