Sot (02.10.2019) u realizua takim midis ekipit të Qendrës për dialog Nansen Shkup dhe zëvendës ministres për arsim dhe shkencë znj.Elizabeta Naumovska.
Drejtori i QDN Shkup, z.Veton Zekolli paraqiti zhvillimin dhe realizimin e aktiviteteve të organizatës në sferën e arsimit fillor dhe të mesëm.

Në takim u shqyrtuan edhe aspektet e ndryshme të bashkëpunimit midis Ministrisë për arsim dhe shkencë dhe QDN Shkup.