Drejtori  ekzekutiv i QDN Shkup, Veton Zekolli, realizoi disa takime pune konstruktive dhe të frytshme me institucionet dhe organizatat partnere në Norvegji.

U realizua një ligjeratë për studentët nga Akademia Nansen, Lillehammer, kushtuar temës: Rëndësia e arsimit interkulturor për ndërtimin e një shteti demokratik.

Një takim pune u realizua edhe me drejtoreshën e Qendrës Wergeland, Oslo, Ana Perona-Fjeldstad , ku u ndanë përvojat dhe praktikat e mira të të dyja organizatave. Një takim i frytshëm u organizua me deputetin dhe anëtarin e  Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Norvegjez, Dag Inge Ulstein.