Më 11 maj 2015 në hapësirat e Ministrisë së arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë, grupi punues për Komponentin 2 të projektit “Koncepti multietnik në arsimin” e realizoi takimin e parë. Nikoqir i takimit ishte Ministri i arsimit dhe shkencës, z. Abdilaqim Ademi, ndërsa në takimin ishin prezent anëtarët e grupit punues, z. Safet Neziri – këshilltar i ministrit të arsimit dhe shkencës, prof. d-r. Jove Talevski, dekan i Fakultetit pedagogjik në Manastir, prof. d-r. Fadbi Osmani, dekan i Fakultetit shtetëror të Tetovës, prof.d-r. Vlado Timovski, dekan i Fakultetit pedagogjik në Shkup, prof. d-r. Tatjana Koteva- Mojsovska, Fakulteti pedagogjik në Shkup, prof. d-r. Zoran Velkovski, Instituti i pedagogjisë- Fakulteti filozofik, z. Sasho Stojkovski, drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, z. Veton Zekolli, projekt menaxheri i QDN Shkup, prof. d-r. Deјan Iliev, profesor pranë Fakultetit pedagogjik në Manastir, prof. d-r. Kiril Barbareev, Fakulteti i arsimit në Shtip dhe z-nj. Ymrane Reka, asistente e projektit e caktuar nga MASH.
“Koncepti multietnik në arsim”- projekt i përbashkët i implementuar nga Ministria e arsimit dhe shkencës në partneritet me QDN Shkup. Projekti është financiarisht i përkrahur nga Ministria e punëve të jashtme e Norvegjisë dhe është i përbërë nga dy komponentë: 1- Inkuadrimi i shkollave të mesme profesionale dhe multietnike në modelin Nansen për arsimim të integruar dhe përmirësimi i kushteve për realizimin e orëve praktike, 2- Iniciativa për avancimin e profesionit të mësimdhënësve.
Qëllimi i komponentit të dytë është përforcimi dhe avancimi i profesionit të mësuesisë në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm në R. e Maqedonisë. Procesi do të përfshijë analizë të detajuar të ofertave dhe dokumentacioneve arsimore, kapaciteteve për trajnimin e edukatorëve dhe mësimdhënësve si dhe intervista me pjesëmarrësit në projektin.
Fushat e hulumtimit gjithashtu do të përfshijnë trendët bashkëkohore në profesionin e mësimdhënies në Evropë dhe globalisht, ndryshimet strukturore në institucionet e larta arsimore, revidimin e programeve dhe kapaciteteve arsimore të institucioneve të larta arsimore, etj.
Gjatë takimit të parë, grupi punues diskutoi për dinamikën e aktiviteteve të planifikuara të cilat do të realizohen nga ekipi projektues për Komponentin 2 nën udhëheqjen e prof. d-r. Zoran Velkovski dhe Prof. d-r. Fadbi Osmani. Projekti do të inkuadrojë dhe ekspertë ndërkombëtar të cilët do të ofrojnë ekspertizën dhe eksperiencën e tyre në fushën adekuate.
Projekti “Koncepti multietnik në arsimin” është i përkrahur financiarisht nga Ministria e punëve të jashtme të Norvegjisë.